Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike(tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).