Plagoset një person në Vitomericë të Pejës

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë, rreth orës 07:15 të mëngjesit, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë burri i cili është lënduar nga të shtënat me armë është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Po ashtu policia njoftoi se ka arritur që menjëherë të identifikojë dhe të arresojë të dyshuarin, duke shtuar se është gjetur edhe arma e cila dyshohet se është përdorur gjatë këtij incidenti.

Sipas komunikatës pas intervistimit i dyshuari me urdhër të  prokurorit shtetit ёshtё ndaluar për 48- orё./21Media

Back to top button