Plagosi bashkëshorten dhe tentoi t’i ikë policisë, arrestohet 73-vjeçari

 

 

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 73-vjeçar, pasi dyshohet se ai plagosi bashkëshorten me thikë.

Ngjarja ndodhi në rrugë “Manhatan”, në Kamëz.

E plagosura ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

”Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.”, informon Policia.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, ai sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së shpejtë është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

 

Back to top button