Plagosja në Duplex, arrestohet edhe një person

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës arrestoi dje edhe një person të përfshirë në rastin që kishte ndodhur më 9 nëntor në hyrje të lokalit të natës Duplex. Siç raporton policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Më 9 nëntor të këtij viti ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri në hyrje të Duplexit. Katër persona kishin mbetur të plagosur në këtë rast.

Lidhur me rastin janë suspenduar edhe dy zyrtarë policorë, të cilët ishin afër vendit ngjarjes gjatë plagosjes në diskotekën Duplex. Dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e të shtënave, por nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button