Plagosja në Skenderaj, Policia: Dyshohet  se dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri dhe kanë shtënë me armë

(Lajm i përditësuar)

Një person vdiq e tre tjerë mbetën të plagosur mbrëmë në një kafiteri në Skenderaj, si pasojë të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë të jugut, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka treguar se në vendin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Sahiti tutje ka shtuar se nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur.

 


Vritet një 39-vjeçar në Skenderaj, plagosen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal Runikë të Skenderajt mbrëmë pas mesnate.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfrimoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë të jugut, Avni Zahiti.

Sahiti ka treguar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.  Bazuar në hetimet  fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i  cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i  pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit  e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për  identifikimin  dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës  si dhe zbardhjen e  kësaj vepre penale”, ka thënë Sahiti.

Nga Klinika Emergjente kanë bërë të ditur se se personat e plagosur janë pranuar të mërkurën pas mesnatës në këtë klinikë, duke bërë të ditur se një nga ta është në gjendje më të rëndë./21Media

 

Back to top button