Plagosje me armë, 34-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit

Një 34-vjeçar nga Kurbini sonte ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta.
“Vincens Piroli, banues në Sanxhak, Kurbin, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.”, ka informuar policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes./Oranews

Back to top button