Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në qytetin e Vushtrrisë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ilmi Prekazi.
Ai ka thënë se Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për një plagosje.
Personi është plagosur në këmbë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia është njoftuar se një person është sjellur në Emergjencën e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri, njësitë kompetente menjëherë kanë shkuar në Emergjencë ku sipas informatave personi ishte i plagosur në këmbë, ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jeten”, ka thënë Prekazi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./21Media

Back to top button