Plagosje në dhomë hoteli, arrestohen tre persona

Tre persona, njëri prej tyre me shtetësi Italiane, janë arrestuar për plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në një dhomë hoteli në Sarandë.
Mes të arrestuarve është dhe i pandehuri T.B, 28 vjeçar ndërsa dyshohet se sherri duhet të ketë ndodhur për motive droge, shkruan ora news.
”Arrestimi i i të dyshuarve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, i pandehuri E.V ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, T.B ndërsa M.P ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, i pandehuri T.B, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes, informoi sot policia e Sarandës.
Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button