Arrestohet një 57 vjeçar, kërcënoi me armë një person

57 vjeçari N.I nga Hani i Elezit është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me personin K.I, këtë të fundit e ka kanosur me armë zjarri.
Ndërkaq, në lidhje me rastin policia menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe aty e ka hasur të dyshuarin i cili ishte nën ndikim të alkoolit.
”Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 8 fishek) .Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim tëProkurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ”Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, është bërë  e ditur në komunikatë./21Media
 

Back to top button