Plagosje në Fushë Kosovë, dy persona në QKUK

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në sonte rreth orës 22:30 në Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka konfirmuar se lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button