Plagosje në Leposaviq

 
Dje është arrestuar një burrë kosovar nga Leposaviqi pasi që dyshohet se nga pakujdesia e kishte qëlluar me armë zjarri një burrë tjetër kosovar.
”Dy  persona të tjerë, një mashkull dhe një femër kosovare, janë shoqëruar dhe intervistuar në polici  për pengimin e provave ose veprimeve  zyrtare dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje. Arma nuk është gjetur”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button