Plagosje në Shkodër, i dyshuari iku me biçikletë

Një burrë është plagosur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Dollari”, në Shkodër, Shqipëri.

Bëhet e ditur se i plagosuri është 40 vjeç, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Policia e Shkodrës ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të A.C në zonën e quajtur “dollari” në mes të qytetit.

Blutë bëjnë me dije se 40-vjeçari është duke marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa mediat e Shqipërisë bëjnë më dije se ai është plagosur nga një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka qëlluar katër herë në drejtim të tij me armë zjarri.

Ndërsa nuk dihen ende shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja, policia bën me dije se është vënë në kërkim të autorit duke ngritur disa postblloqe në qytet./vizionplus

Back to top button