Vidhet gomari, pronarja: Ai mund të ngordh nga zemra e thyer

Një gomar në Wales është vjedhur disa javë para Krishtlindjes, e pronarja është tejet e shqetësuar, madje, ka paralajmëruar edhe ngordhjen e kafshës.

BBC-ja ka shkruar se gomari iu vodh familjes së Amy Doran në Winston, e për kthimin e tij ka bërë thirrje edhe vajza e Amyt, duke i dërguar një letër babadimrit.

“I dashur babadimër, më kthe gomarin në shtëpi në këtë Krishtlindje”, thuhet në letrën e vajzës që është bërë publike.

Ndërsa, Amy ka deklaruar “ai që e ka vjedhur nuk e kupton se gomarët mund të ngordhin nga zemra e thyer”.

Back to top button