Plagosje në Zllatar, lëndohen dy persona

Një përleshje ka ndodhur pasditen e sotme (e hënë) në Zllatar të Prishtinës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri është vetëplagosur.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur për kp se të dy personat në fjalë lanë marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.

Ai ka dhënë edhe detajet se si ka ndodhur rasti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, vijoi ai.

Borovci theksoi se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Back to top button