Qeveria e re bullgare miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Qeveria e re në Bullgari sot ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi Këshilli i Ministrave më 26 qershor.

Deri pak kohë më parë, presidenti Rumen Radev, dhe Qeveria në detyrë e emëruar nga ai, kishin kundërshtuar dërgimin e pakos së re me ndihmë ushtarake, por edhe që municionet dhe armët që prodhohen në Bullgari të shkonin në Ukrainë.

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë tha se pakoja e ndihmës është konform pakos së dërguar në fund të vitit 2022.

“Me ofrimin e kësaj ndihme, stoqet e forcave të armatosura të Bullgarisë nuk do të dëmtohen”, tha po ashtu Qeveria.

Bullgaria është një prej shteteve në Evropën Lindore që ka stoqe dhe prodhon mocione për armët e epokës sovjetike, që ushtria ukrainase i përdor.

Back to top button