Plane për shënimin e 50 vjetorit të karrierës, takohen Ministri Çeku dhe Shkurte Fejza

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku gjatë ditës së sotme ka pritur në takim këngëtaren shqiptare Shkurte Fejza.

Përmes një postimi, Çeku tha se në vitin që vjen artistja mbush plotë 50 vite karrierë dhe kontribut në muzikën popullore.

“Pata nderin e veçantë ta takoj në zyrën time ku diskutuam për bashkëpunimin që na pret për ta shënuar sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli veprimtari muzikore dhe atdhetare. I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike” ka shkruar Çeku në Facebook./21Media

Back to top button