Plani evropian dhe Asociacioni, këshilltari i Kurtit: Jemi gati

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka përmbledhur katër pikat e Kurtit rreth Asociacionit dhe propozimit evropian.
Zulfaj në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti konsideron se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme”. Sipas tij, Kurti është i gatshëm që të angazhohet intensivisht për një finalizim.
Zulfaj, në këtë postim i ka bashkëngjitur gjashtë kushtet e Kryeministrit Kurti, të cilat, ai i zbuloi dje në Kuvendin e Kosovës./21Media
Kushti i parë i Kryeministrit është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
Kushti i dytë i Kurtit është që Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale.
I treti është që “Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit  ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”.
Kushti numër katër i Kryeministrit është që “Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.
I pesti; Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
Kushti i gjashtë është që “Presidenti i Serbisë t’i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Back to top button