Plani franko-gjerman, Elmi Berisha: Pa aprovimin e SHBA-së nuk do ta kishim në tavolinë

(Lajm i përditësuar)
Plani franko-gjerman për dialogun sipas kryetarit të federatës “Vatra” në SHBA Elmi Berisha nuk është vetëm plan franko-gjerman.
Sipas tij, në këtë plan kanë kontribuar edhe SHBA-të.
Mendoj që ai plan nuk është vetëm plani franko-gjerman, këtu ka kontribuar në këtë proces edhe SHBA-të edhe nëse jo pa aprovimin e SHBA-s nuk do ta kishim në tavolinë.  Besoj që është një fillim i mirë, fillim i mbarë, por realisht duhet të mendohet aty ku përfundon problemi, përfundimi i problemit është njohja e dyanshme dhe ajo duhet të ndodh sa më parë sepse sa më shumë prolongohet tensionet si kjo e targave do ngrihen edhe tensione tjera në të ardhmen”, tha Berisha në “21 Drejtpërdrejt” në RTV21.

Elmi Berisha: Kosova ka të drejt të vë rregulla në territorin e saj
Kryetari i federatës “Vatra” në SHBA Elmi Berisha në një intervistë në “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 foli për raportin e Kosovës me SHBA-të.
Berisha duke komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për targat tha se, është e drejt që Kosova të vë rregulla në territorin e saj, por duhet të bashkëpunojë me SHBA-të rreth kësaj çështje.
Kosova ka të drejt të vë rregulla në territorin e saj dhe kjo nuk ka asgjë të keqe me qëndrimet e Qeverisë. Edhe qytetarët lokal në veri të Kosovës siç janë serbët në këtë rast kanë të drejt të mendojnë dhe të veprojnë në mënyra të ndryshme për t’i mbrojtur demokracitë dhe lirit e tyre, që të dyja janë në rregull për mua. Unë mendoj që zgjedhja  e targave duhet të bëhet është dashur të bëhet më herët është një marrëveshje që është nënshkruar më herët ka pasur mirëkuptim në të kallurën, por nuk është zbatuar nga Beogradi zyrtarë.  Shtetësia e Kosovës duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të jep moral te qytetarët e Kosovës që të ndihen mirë. Duhet të kemi kujdes me miqtë tanë që na kanë ndihmuar dhe liruar siç janë SHBA-të dhe të bashkëpunojmë me këta rreth kësaj çështje”, tha Berisha./21Media

Back to top button