Plani i Vetëvendosjes për Demarkacionin me Malin e Zi
Konjufca nuk e pranon versionin aktual për Demarkacionin me Malin e Zi
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca sonte në një intervistë për RTV21 shpalosi planin e kësaj lëvizjeje për Demarkacionin me Malin e Zi
Konjufca tha se një qeveri e ardhshme do të duhej që të hedhte poshtë një version të tillë të demarkacionit.
Mirëpo, i pyetur se a kanë ndonjë plan për demarkacionin nëse do të vijnë në qeveri. Ai u përgjigj se e kanë një plan konkret.
Sipas tij ky plan ka disa pika. “Pika e parë është që në kordinim me subjektet e tjera ta hedhim poshtë një punë e cila tashmë jemi të bindur se është me shumë lshime, e dyta ta bëjmë një strategji, e treta të kontaktohet Mali i Zi, dhe të nxisim një diskutim me Malin e Zi”, tha ai për emisionin “Argument Plus”
Megjithatë, nëse Mali i Zi nuk pranon versione tjera ai shtoi se duhet ta bëjnë një strategji tjetër, duke thënë se janë të bindur se kanë argumente shkencore të vlefshme./21Media