Platforma për dialogun nuk votohet në Komision

Deputetët e VV-së dhe LDK-së nuk marrin pjesë në votim

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme nuk ka votuar platformën për dialogun me Serbinë, pasi që në votim morën pjesë vetëm 5 deputetë edhe pse në mbledhje ishin të pranishëm anëtarë të komisionit nga LDK dhe Vetëvendosje.

Diskutimi për platformën e dialogut ngjalli debat në mes të deputetëve.

Fillimisht u propozua që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, por nuk mori përkrahje të deputetëve të pozitës dhe PSD-së./21Media

Back to top button