Plenkoviq: Do ta ndihmojmë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.
Ai ka theksuar se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.
Plenkoviq në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se do angazhohen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
Kryeministri kroat sot do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca./21Media

Back to top button