“Vlerësimi i mësimdhënësve është i kotë, s’e ngritë cilësinë në arsim”

Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Ymer Ymeri sot tha se nëse Qeveria s’reflekton deri më 04 dhjetor për mos miratimin e ligjit të pagave, do të mbajnë protestë.
Ymeri në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 u shpreh kanë lënë afat prej 2 javësh që Qeveria të reflektojë.

Ai, ndër të tjera përmendi edhe kërkesat që kanë ndaj Qeverisë.

Ymeri ka potencuar se me rritjen e buxhetit, do të duhej të kishte edhe rritje të pagave, shkruan rtv21.tv

Koordinatori i SBASHK-ut ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit që të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve, sepse siç ka deklaruar ai, është i interes i tyre dhe i mësimdhënësve.
Ai shtoi se vlerësimi i mësimdhënësve është i kotë, s’e ngritë cilësinë në arsim./21Media

Back to top button