Plenkoviq pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot me ceremoni shtetërore kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Për të pritur kryeministrin kroat kishin dalë edhe nga kabineti qeveritar.
Pas takimit mes dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore, si dhe takimit me komunitetin e biznesit, Kurti së bashku me homologun e tij kroat do të mbajnë konferencë për media rreth orës 11:35.
Më pas, në orën 12:05, Plenkoviq do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri kroat do të takohet në orën 12:55./21Media

Back to top button