Plumbi ia shpoi helmetën, por ushtari ukrainas shpëtoi pa asnjë lëndim

Një ushtar ukrainas po cilësohet si njeriu më me fat në luftën që po zhvillohet në këtë vend.
Ai ka publikuar një video ku shihet se helmetën që e kishte të vënë në kokë i është shpuar nga plumbi i ushtrisë ruse, por që për fat nuk e ka goditur në kokë
Plumbi e kishte qëlluar në pjesën e përparme të helmetës (në ballë), dhe kishte depërtuar në pjesën e pasme, duke mos ia prekur fare kokën.
Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe po cilësohet si njeriu më me fat në këtë luftë./21Media

Back to top button