Mudryk pranon ofertën për kontratë me Arsenalin

Ylli i Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk me sa duket ka rënë dakord për kushtet personale për një lëvizje te Arsenali.
Reprezentuesi ukrainas është i dëshpëruar për t’u larguar nga Shakhtar dhe ka vendosur synimin e tij te Topçinjtë , kryesuesi i tabelës në Ligën Premier.
Sipas Diario Sport, kushtet personale nuk janë çështje për marrëveshjen, pasi Mudryk është i kënaqur me pagën që do të merrte nëse do t’i bashkohej Arsenalit.
Megjithatë, çështja është se klubi londinez nuk mund të negociojë një tarifë me Shakhtar për momentin.