Po i hetohet pasuria, reagon Pacolli

mesin e personave që do t’i kontrollohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit është edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e ka mirëpritur duke thënë se “do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”.
“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij “Facebook”.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka deklaruar se pasuria e tij totale sillet rreth 743 milionë euro./21Media

Back to top button