Pacolli tregon sa para ka, sa i kushtojnë avioni, tokat e shtëpia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se pasuria e tij totale sillet rreth 743 milionë euro.
Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.
Për hotelin “Swiss Diamond” ka thënë se ka vlerë 42 milionë euro.
Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin thotë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.
Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.
Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.
Vetëm në Mabatex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.
Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro.
Por, ka raportuar se ka edhe një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që thotë se e ka marrë për investime private. Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.
Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro./21Media

Back to top button