Po ndodh tani: Konferenca e dytë e Sigurisë Kibernetike, organizuar nga IPKO dhe Telekomi Slloven

IPKO ditën e sotme për herë të dytë është duke organizuar konferencë që ka të bëjë me Sigurinë Kibernetike.
Në këtë konferencë po mbahen diskutime të pasura dhe inspiruese, që do të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e njohurive në mbrojtje kibernetike për të gjithë ne. Pjesëmarrësit kanë mundësi për të krijuar lidhje me profesionistë dhe partnerë të fushës kibernetike, panele të diskutimit me ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike dhe demonstrime live me mjetet dhe teknikat më të fundit.

Panelet përbëhen nga Vesna Prodnik anëtare e Bordit Menaxhues të Telekom Slovenije, ka 23 vjet përvojë në fushën e komunikimeve elektronike, duke mbuluar menaxhimin e rrjetit, IT dhe ICT. András Páli ka mbi 30 vjet përvojë në industrinë e telekomunikacionit, duke mbajtur pozita kyçe si Strateg i Teknologjisë në Telekom Slovenije dhe Shef i Teknologjisë (CTO) në VIVACOM.
Artan Dreshaj është kandidat për doktoraturë në Shkencat Kompjuterike dhe ka përfunduar programin në Sigurinë Kibernetike në George C. Marshall European Center for Security Studies. Me mbi 20 vjet eksperiencë në administratën publike, ai aktualisht është Drejtor i Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Edmond Shyti është Specialist i Menaxhimit të Projekteve për Sigurinë Kibernetike dhe Energjinë në USAID në Kosovë, si dhe Oficer i Mjedisit për vlerësimin e ndikimit mjedisor.

Arbnor Imeri është një profesionist i sigurisë kibernetike me mbi 9 vjet përvojë në sektorët publik, privat dhe akademik. Aktualisht, ai shërben si Shef i Sigurisë së Informacionit në ProCredit Bank Kosova dhe si kërkues në fushën e sigurisë kibernetike në OJQ-në SENSE.
Blerim Tahiraj ëshë i diplomuar master në informatika menaxheriale, dhe një profesionist në zhvillimin e softuerëve dhe telekomunikacion. Si Menaxher i Ekipit për ICT & Solutions në IPKO Telecommunications, ai ka mbikëqyrur projekte në ICT, IoT, VAS dhe Siguri Kibernetike, duke kontribuar në zhvillimin e produkteve dhe koordinimin e ekipeve.
Dr. Albulena Xhelili Berisha, Drejtoreshë e Programit për Digitalizimin dhe Qëndrueshmërinë e Infrastruktures Kritike (CIDR), USAID
Dr. Albulena Xhelili Berisha është një lidere me përvojë të pasur prej mbi 15 vjetësh në rregullimin financiar, zhvillimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.
Faton Kurteshi, Udhëheqës në Departamentin Teknik, Njësinë e Teknologjisë, Zgjidhjeve dhe Cilësisë se Shërbimit, i ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e telekomunikacionit në IPKO, ai është njohur për ekspertizën e tij të thellë në menaxhimin e rrjeteve, inovacionin teknik dhe aspektet strategjike të zhvillimit.
Paul Palmer, Drejtor i Lartë i Shitjeve për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Bitdefender, ka më shumë se 30 vjet përvojë në industrinë e telekomunikacionit, medias dhe teknologjisë.

Hrvoje Marinović është arkitekt i rrjetëve kryesore të telekomunikacionit dhe menaxher i zgjidhjeve në projekte të mëdha transformuese në kompaninë Ericsson.
Nir Sherwinter, Drejtor i Inxhinierisë së Zgjidhjeve, CyberArk, ka më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve dhe teknologjive SaaS/cloud në pozita të ndryshme në kompani ndërkombëtare të zhvillimit të softuerëve dhe SaaS.
Boris Krajnc, Specialist i Sigurisë Kibernetike, Telekom Slovenije, është një haker etik i certifikuar dhe specialist i sigurisë kibernetike, me 20 vjet përvojë në fushën e IT dhe më shumë se 10 vjet përvojë në fushën e sigurisë kibernetike.
Matjaž Katarinčič ka nisur karrierën e tij si inxhinier i sistemeve nëTelekom Slovenije Më pas, kaloi në fushën e sigurisë kibernetike, fillimisht si inxhinier specialist dhe më pastaj si specialist në zhvillimin e zgjidhjeve teknike për rrjetet dhe sigurinë.
Metod Platiše është Menaxher i Produkteve në Telekomin Slloven në fushën e identifikimit elektronik të videos, mbështetjes për menaxhimin e transaksioneve digjitale dhe sigurisë kibernetike.
Detaje nga kjo konferencë:
Tema e këtij viti: Avancimet në fushën e Sigurisë Kibernetike – nga mbrojtja, tek strategjitë e avancuara dhe kërcënimet që sjell zhvillimi teknologjik.
Çfarë mund të prisni:
• Fjalime nga udhëheqës të industrisë
• Panel diskutime me ekspertë të sigurisë kibernetike
• Demonstrime live me mjetet dhe teknikat më të fundit
• Mundësi për të krijuar lidhje me profesionistë dhe partnerë të fushës
Ndiqeni konferencën LIVE tani në këtë link: