Po punohet në krijimin e lehtësirave për veturat elektrike dhe hibride

 

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi sot priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin.

Siç informoi ministria, Abrashi bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.”, bëri të ditur përmes komunikatës MI./21Media

Back to top button