Vushtrria dhe Obiliqi me bashkëfinancim për pastrimin e lumit Kozaricë, Breznicë, Stanoc e Lumadh

 

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të pastrimit të shtratit të lumit nga Kozarica Brezhnica Stanoci i epërm Stanoci i poshtëm e deri në Lumadh.

“Lagje të këtyre fshatrave shpesh janë përballur me vërshime nga ky lum. Prandaj me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka thënë se tash do ti jepet fund problemit të madh të vërshimeve që po shkaktohen në atë zonë. “, është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Vushtrrisë.

Ndërsa, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka shpjeguar detajet e marrëveshjes.  “Me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënshkruam sot Memorandum Bashkëpunimi në realizimin e projektit “Pastrimi i shtratit të lumit nga fshati Kozaricë, Breznicë, Stanoc i epërm dhe i poshtëm, deri në derdhjen e lumit Llap“, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se vlera e këtij projekti është 79,216. € , ku komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë me 55 mijë Euro, ndërsa komuna e Vushtrrisë prej 24,216 Euro./21Media

Back to top button