Po vazhdojnë kërkimet për personin që është hedhur nga “Ura e Fshajt”

 

Ekipet e kërkim shpëtimit edhe sot po vazhdojnë kërkimin për personin që është hedhur dje pasdite nga “Ura e Fshajt”.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai tha se policia dhe ekipet e kërkim shpëtimit janë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Xhurkaj konfirmoi se një person e ka parë të dyshuarin duke u hedhur nga ura.

Sipas policisë, personi, cili është në kërkim nga ekipet e kërkim shpëtimit ka lënë një letër lamtumirëse në veturën e tij./21Media

Back to top button