Po zhvillohet faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve për VAR

Në Kampin Nacional në Hajvali, është duke u zhvilluar faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve në teknologjinë VAR.
Për dallim nga faza e parë ku i gjithë trajnimi ishte teori dhe përdorimi i simulatorit, kjo fazë parasheh praktikën në fushën e lojës me situata reale që ndodhin gjatë ndeshjes.
Në trajnim po marrin pjesë mbi 30 gjyqtarë, ndërsa kjo fazë po zhvillohet në kuadër të “play-off-it nacional” të grupmoshave të reja. VAR-i filloi të zbatohet në Kosovë vitin e kaluar dhe rezultoi si projekt shumë i suksesshëm në BKT Superligë./21Media

Back to top button