Pochettino nuk e di se kur do t’i rikthehet Chelset kapiteni

Kapiteni i Chelseat, Reece James po është i pafat këtë sezon me lëndime, ku së fundmi është konfirmuar se ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, i cili tha se shpreson se James do të rikthehet pas shtatë ose tetë javëve.

“Ne ende nuk e dimë kur ai do të rikthehet. Gjëja më e rëndësishme është ta shohim atë sërish këtu dhe ta monitorojmë çdo ditë. 7 ose 8 javë sigurt. Shpresoj, shpresoj, kjo është dëshira ime”, tha Pochettino.

Back to top button