​Podujeva pa ujë, ndërprerje mund të ketë edhe në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit në Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Sipas një njoftimit, kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës.

“Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftim.

Back to top button