Shqiptari kapet me drogë në vlerë prej 700 mijë eurosh

Rreth 65 kg drogë, përfshirë hashash dhe marihuanë, u sekuestruan në Bolonja të Italisë nga policia, në një operacion që çoi në arrestimin e dy personave: një 56-vjeçar italian dhe një 20-vjeçar me origjinë shqiptare.

Vlera e parashikuar me pakicë e drogës është rreth 700,000 euro.

Policia u aktivizua pasi një raportimit të banorëve, të cilët kishin vërejtur lëvizje të dyshimta brenda një apartamenti.

Agjentët fillimisht e përgjuan italianin, i cili doli nga ai apartament duke ngarkuar dy thasë në makinë.

56-vjeçari në Guelfa takoi shqiptarin në një parking, e ky i fundit u fut në veturë dhe u larguan së bashku me italianin.

E pak minuta më vonë në Via Galliera, policia e ndaloi veturën për kontroll, duke gjetur rreth 58 kilogramë hashash.

Autoritetet më pas kontrolluan banesën në via Misa, që i takon 56-vjeçarit.

Policia aty gjeti 3.5 kilogramë marihuanë dhe tre kilogramë hashash, të fshehur në tavan.

Italianit po ashtu iu gjet edhe 150 gramë kokainë dhe rreth 1 mijë e 200 euro para cash.

Back to top button