Podujevë: Sekuestron armë zjarri nga policia, pasi i mituri i postonte në rrjete sociale

Policia e Kosovës ditën e sotme ka njoftuar se sot në Podujevë kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Referuar njoftimit për media nga Policia e Kosovës thuhet se ky rast është identifikuar nga hetuesit pasi një i mitur kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.
“Operacioni policor është ndërmarrë në nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri. Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?