Pogba uruguajan drejt Juventusit

I riu nga Uruguaji mbërriti në Turin për të bërë testet fizike me kampionët italianë

Mesfushori i Boca Juniors Rodrigo Bentancur po mban testet mjekësore para lëvizjes së tij tek kampionët në fuqi të Serie A.

Juventus kanë një opsion për blerjen e 19 vjeçarit për një çmim prej 9.4 milionë eurosh, që mund ta fusin në fuqi deri me datën 20 prill të vitit 2017, si pjesë e marrëveshjes që pa Carlos Tevez të transferuar në Boca Juniors në vitin 2015, shkruan rtv21.tv.

Shefi ekzekutiv i Juventusit Giuseppe Marotta deklaroi se ata planifikonin që ta blejnë Bentancur-in, dhe tani do ta mbajnë premtimin e tyre.

Bentancur ishte pjesë e akademisë së Boca Juniors, dhe në vitin 2015 debutoi me ekipin e parë duke u bërë pjesë e rëndësishme e tij./21Media

Back to top button