Polemika mes Vitisë e Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

 

Në Komisionin për Shëndetësi është duke vazhduar raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë komisioni u ngritën polemika mes ministrit aktual Vitia dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lidhur me deklarimin e Zemajt se masat e vendosura kanë qenë politike ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat nuk janë larguar tërësisht dhe se largimi i tyre nuk ka qenë politikë.

“Janë pothuajse të gjitha masat që kanë qenë të larguara më herët, masat nuk ka qenë politike në kohen e masave ka pasur raste të mëdha ditore ka qenë një nga vendimet më të vështira efekti është treguar dhe ju e përmender edhe vendet e rajonit si Shqipëria dhe ata kanë vendosur masat dhe si rrjedhojë e masave këto masa janë vendosur më herët por nuk kemi mundur t’i vendosim derisa kemi pranuar një raport nga IKSHPK”, tha ai.

Ndërsa Vitia ka insistuar se qeverisja e kaluar në krye me Zemajn në Ministra të Shëndetësisë nuk i’u kanë dorëzuar asnjë dosje rreth procesit të vaksinimit antiCOVID-19.

“Sa i përket dosjes me vaksina me keqardhje e them se në asnjë dokumente kane qenë 14 foldera që i keni dorëzuar në tavolinën time”, është kundërpërgjigjur Vitia.

Pas kësaj reagoi Zemaj duke thënë se ia ka adresuar dosjet për Pfizer dhe ligjin për shëndetësi.

Vitia tha se “Në asnjë momenti nuk është Pfizer dhe asnjë dosje e vaksinave keni thënë këto janë dokumente me 12-13 folderavë në tavolinë. Ndoshta ju keni qenë të emocionuar që po dilni nga zyra as edhe një kam kërkuar nga kabineti dhe jo vetëm qe të bëjnë kontroll të këtyre foldereve ato qe kemi gjetur janë vendime administrative unë ua kam dorëzuar përmes një usb dhe çdo vendim që ka qenë i marr kur kam qenë ministër me datë iu është dorëzuar përmes një usb qe kam bërë me iu thirr në telefon këto janë dokumente të MSh e as të Vitisë dhe as Zemajt asnjë dokument nuk kemi gjetur për kontratën kemi kërkuar edhe nga ish sekretari një raport për komunikimin me prodhues qe na është dërguar në një e-mail me tre paragraf kaq kemi marr nga dosjet. E kam përmendur edhe më herët faktin që me 7 dhjetor është formuar grupi punues tregon se ky proces në kohën kur është formuar grupi punues shumicë e vaksinave në rajonin kishin filluar të vinin”.

Për procesin e vaksinimit ministria Vita i’u është kundërpërgjigjur Zemajt duke thënë se “Ne kemi gjetur një plan të vaksinimit, kemi vazhduar me atë plan në fillim të çdo procesi të rëndësishëm mund të ndodhin probleme teknike dhe është në rëndësi të zgjidhen sa më shpejt dhe kanë kërkuar që të filloj hartimin e një plani tjetër i cili do filloj së punuari nga 15 qershori. Përveç aplikimit në e-Kosova nuk është vetëm kjo mënyra qe do kenë mundësi është edhe mundësia nëpër qendrat e QKMF dhe kemi paraparë te formohen edhe ekipe mobile”.

Lidhur me mungesën e buxhetit Vitia tha se nuk ka për qëllim të të shpif por buxheti për barna esenciale është përgjysmuar.

Back to top button