Lajçak: Qëllimi është që të përgatitet takimi i parë për rifillimin e dialogut

 

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se bashkëpunimi trans-antlantik është i shkëlqyeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, përmes një konferencë për medie tha se qëllimi parësor i takimeve në Kosovë është përgatitja e takimit.

“Qëllimi parësor është që të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë, i cili do të mbahet pak pasë ditësh. Takimet ishin të mira dhe në këtë vit ka potencial”, tha ai.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët, sot nga ora 10:45 mbajten një konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë takimeve që dje zhvilluan Palmer e Lajçak me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së  temë kyçe ishte dialogu me Serbinë. /21Media

Back to top button