Polemikë ndërmjet Molliqajt dhe Buzhalës

Dardan Molliqaj dhe Berat Buzhala polemika rreth fotografisë në të cilën janë Bashkë Molliqaj dhe Thaçi

Me publikimin e një fotografie ku Dardan Molliqaj shfaqet pëkrah Presidentit Hashim Thaçi,  ka lindur polemika ndërmjet Molliqajt, dhe satirsitit Berat Buzhala.

Molliqaj reagoi më një postim në Facebook, ku shkruan se fotografia është shkrepur gjatë kohës kur ai ka qenë nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte shkuar Hashim Thaçi.  Molliqaj publikimin e kësaj fotografie e konsideron si propagandë të Buzhalës. “I ftoj koalicionin e krimit të dalin në debate, mos të struken në propaganda të Berat Buzhalës dhe shërbyesve të tjerë të SHIK-ut, sepse kjo veç po e shpërfaqë sa të dëshpëruar jeni.”, ka shkruar në rrjtin social “Facebook” Dardan Molliqaj mbrëmë.

Në anën tjetër sot i është kunderpergjigjur satiristi Berat Buzhala. Ai në Facebook ka shkruar se takmi nuk është realizuar në gjimnaz por në zyrat e PDK-së. “Dari thojke dje qe e Thaci e ka vizitu shkollen ne Decan, ne te cilen ai paska qene nenkryetar i shkolles. Jo Dari, takimi qenkerka realizuar ne zyrat e PDK’se. Foto e Hashes ne muri cfare po kerkonte? Ne ate kohe President nuk ka qene, qe me mbajte foton ne muri. Pis je per bese.”, thuhet në postimin e Berat Buzhales.

Menqenëse reagimi i Buzhalës erdhi para pak minutash mbetet të shihet se a do të kundargumetoi Molliqaj./21Media

Back to top button