Thaçi në Samitin Brdo-Brione

Sipas Thaçit, samiti vjen në kohën kur në shtetet e Ballkanit shohim artikulim më të qartë të aspiratës euro-atlantike

Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Slloveni ku sot do të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit që do të mbahet në Brdo.

Thaçi u shpreh se samiti vjen në kohën kur në shtetet e Ballkanit shohim artikulim më të qartë të aspiratës euro-atlantike dhe gatishmëri për të lëvizur me hapa konkretë drejt BE-së.

Presidenti, Thaçi, dje u takua me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, në Lubjanë dhe konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve./21Media

Back to top button