Kaloni te përmbajtja kryesore

Polica jep detaje për incidentin në Komoran, s’ka të bëjë me procesin zgjedhor

(Lajm i përditësuar)


Të shtëna me armë kanë ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës)”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast.

Aktualisht policia ka nisë punën për ndriçimin  e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Ahmeti bëri të ditur se bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.


Të shtëna me armë para qendrës së votimit në Komoran

Të shtëna me armë kanë ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Kosovapress raporton se në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policorë dhe nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mos marrëveshje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button