Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera në trup

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti priti sot në takim Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL).
Në takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.
Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer.
Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA ./21Media

Back to top button