Policët me rroba civile, shqiptojnë tiketa dënimi

Për pesë ditë janë shqiptur gjithësej 377 fletëparaqitje

Me qëllim të ngritjes së sigurisë më të madhe në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës me njësitet e saja gjatë kësaj jave ka organizuar planin operativ pesëditor “Kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”, me ç’rast janë shqiptuar gjithsejtë 377 fletëparaqitje, prej tyre 201 për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor dhe 176 për rreshtim të gabuar në udhëkryqe.

Policia ka njoftuar se operacioni, në të cilin ishin të angazhuar edhe zyrtarë policor në rroba civile, është fokusuar në rrugët e qytetit, si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe, por janë mbikëqyrur edhe kundërvajtjet tjera të mundshme siç është mos rreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit.

Me këtë rast, policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të japin kontributin për krijimin e një sigurie më të madhe në trafik rrugor.

Back to top button