Policët vazhdojnë me paga të ulëta, e pa shtesa të rrezikshmërisë

Pas dështimit për herën e dytë të rezolutës ku do të ofrohej mbështetje financiare për pjesëtarët e policisë së Kosovës, Imer Zeqiri nga sindikata e policisë thotë se Policia si institucion i dëshmuar apolitik ka nevojë urgjente për mbështetje financiare duke kërkuar kështu që partitë politike të mos e përdorin policinë e Kosovës si instrument. Ndërkohë njohës të fushës së sigurisë thonë se është imazh i keq kur pjesëtarët e policisë aplikojnë për viza pune

“…jo aspak s’ka qenë e lehtë mirëpo vjen ni moment që dikur e sheh që nuk mundesh me ja dalë me ato kushte me atë pagë dhe detyrohesh me mare një vendim që në kushte normale nuk e kishe marrë kurrë”, kështu tha njëri nga ish pjesëtarët e Policisë se Kosovës, që në kushte anonimiteti foli për arsyet pse është larguar nga ky instiucion. Ai thotë se mungesa e kushteve elementare, duke filluar nga uniforma e deri tek oraret e zgjatura e detyruan ta lë punën.

“Arsyejet pse kemi dhanë dorëheqje kanë qenë përveç kushteve të punës edhe niveli i pagës, paga e ulët…Policia e Kosovës vazhdimisht ballafaqohet me sfida të ndryshme duke fillu prej njësive të rendit e deri tek njësitë elitare ata vazhdimisht kanë sfida dhe punë të paparashikueshme, njësitet elitë kanë probleme edhe me orarin për shkak të punës që kanë p.sh orari fillon tash dhe ndodhë mbaron pas 72 orëve”, tha ai për RTV21.

Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, policia e Kosovës, mori lëvdata të shumta nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për profesionalizmin.

Kryetari i sindikatës së policisë së Kosovës Imer Zeqiri, thotë se e vlerësojnë çdo propozim në të mirë të Policisë, por ai rikujton se kërkesat dhe pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë u shfaqën që nga miratimi i ligjit të pagave

“Dorëheqjet e këtij viti janë afër 60 diku për çdo javë kemi dorëheqje nga pakënaqësitë për kushte dhe mirëqenie… inatet politike si polici po dëmtohemi shumë ne nuk jemi politik dhe nuk anojmë nga asnjë parti politike prandaj këto në realitet policinë e Kosovës e dëmtojnë ne qeverinë e kemi partner, nuk jemi dalë në krahë të askujt pavarësisht se kush është në pushtet ne i kryejm punët tona juridike tash e 24 vjet dhe e kemi dëshmu këtë”, tha Zeqiri.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, problemin e shpërblimit të pjesëtarëve të policisë ia adreson kryeministri Kurti, i cili ka inate personale me këtë institucion.

Rreth 60 pjesëtar të policisë së Kosovës dhanë dorëheqje vullnetare këtë vit. Ndërkohë që nga themelimi mbi 2200 zyrtarë u larguan nga detyra për arsye të ndryshme, por çështja kryesore mbetet paga e ulët dhe kushtet jo të mira për punë. Ndërkohë 25 zyrtarë policorë vdiqën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndryshe, në shenjë pakënaqësie për trajtimin nga inastitucionet, njësia speciale e policisë së Kosovës, “FIT” e ka bojkotuar ftesën e presidentes Osmani për të marrë pjesë në darkën e Lamës./21Media

Back to top button