Polici goditet nga vetura në Banjë të Pejës

Një polic është goditur nga vetura sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog . I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal.”, tha Rugova/21Media