Kaloni te përmbajtja kryesore

Xhaka reagon në rrjetet sociale pas ndeshjes me Kosovën

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur përgjigjen e tij të parë në rrjetet sociale pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, rezultat që siguroi për helvetikët kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026.

Ai postoi foto në Instagram, të shoqëruar me një shënim :

“Kupa e Botës 2026. Do të jemi atje! Dhe unë jam shumë i emocionuar për atë moment,” shkroi Xhaka.

Ky reagim vjen vetëm disa orë pas ndeshjes kundër Kosovës, ku mesfushori u përball edhe me fishkëllima nga disa tifozë vendorë. Megjithatë, pa u shqetësuar nga presioni, Xhaka vazhdoi të jetë i qetë dhe i përqendruar, duke udhëhequr ekipin drejt një kualifikimi tjetër në një Kupë të Botës.

Zvicra përfundoi fazën parakualifikuese si e para në Grupin B, me gjithsej 14 pikë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button