Kaloni te përmbajtja kryesore

Polici iu flet shqip serbëve: Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru

Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Jarinje, për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit lidhur me targat.
Pas këtij vendimi, qytetarë serbë kanë dalë për të protestuar dhe njëkohësisht kanë bllokuar rrugën.
Mediat serbe e kanë publikuar një video ku shihet njëri nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, duke iu drejtuar serbëve në gjuhën shqipe duke iu thënë “Protestën kërkush nuk ua ndalon, por rrugën duhet me liru”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i forcave policore në veri të vendit, është në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button