Policia apel shoferëve: Mbani distancën e sigurisë

Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të mbajnë distancën e sigurisë ndërmjet automjeteve të tyre në trafikun rrugor.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Policia kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion.
“Shoferë, tregoni kujdes, mbajeni distancën e sigurisë”, ka apeluar Policia.
Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën dy aksidente me fatalitet në komunikacion nga të cilat vdiqën dy persona – një në Suharekë dhe një në Gjilan.