Policia apelon për kujdes: Mos ndizni zjarret, në të kundërtën do të ketë pasoja

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të jenë të kujdesshëm e të shmangin ndezjen e zjarreve e po ashtu të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenjeve.

Policia ka paralajmëruar se do të pasojnë veprime ligjore për pakujdesinë në këtë rast.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё
Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj).”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës./21Media

Back to top button